БалканВестиИнтернационалаОпшто

Mbështetje për luften e përbashkët, Mbështetje për Elton Debreshi

Еlton Debreshi , fryma pozitive që vazhdon të fryјë në Shqipëri .Ai jeton në Bulqizë të komunës  së Dibrës në Shqipërinë Lindore  në kufi me Maqedoninë e Veriut. 

Eltoni është në front të luftës për të drejtat e punëtorëve , më saktësisht minatorëve.

Përveç kësaj ai është edhe  kryetari i sindikatit të ri të pavarur që lufton padrejtesitë dhe fatkeqësite që kanë përjetuar dhe përjetojnë minatorët.  Ky sindikat mbanë emrin Sindikati i minatorëve të bashkuar të Bulqizës.

Eltoni nuk heq dorë edhe pse është kërcënuar dhe pushuar nga puna së bashku me tre antarë të tjerë të sindikatit shkaku i protestave. Ai  filloj  peticionin  për mbledhjen e nënshkrimeve në mbarë vendin me qëllim pranimin e statusit , minator. Me këtë status minatoret do mund të kenë qasje  tek me tepër kontrolle shëndetsore të rregullta , rroga më të larta , të drejtën për penzion, si dhe sigurim në rast të lendimit apo ndonjë fataliteti. 

Por , siç pritet nga ky sistem borgjez edhe përtej mbështetjes së 10.000 njerëzve përsëri qeveria dhe parlamenti nuk marrin masa për sigurimin e këtyre të drejtave esenciale që ju nevojitet minatoreve.

Për këtë shkak, Elton Debreshi me date 25 prill 2021 do kandidoj si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme .

Lufta për të hyrë në kuvendin shqipëtar është mjaftë e vështirë pasi që edhe pse kandidati i takon një njësie zgjedhore nga 12 në total , ai përseri duhet të fitoj 1 përqind nga totali i votave ne të gjithë vendin  .Ky ligj i favorizon partitë që kanë kandidat në të gjitha njësite zgjedhore. Elton Debreshi ka përkrahjen tonë sepse lufton për hyrje në parlamentin shqipëtar për një kauzë  të rëndësishme si penzioni, sigurimi, rroga më të larta , sigurimi i kushteve esenciale për punë,kontrolle shëndetsore për minatorët si dhe për problematikat lokale , varferia e bujqëve , rrugët e shkatëruara dhe ndotjen e mjedisit jetësore. 

Debreshi qëndron për një program reformash në interes të shtresave të varfëruara në rrethinat e Dibres dhe gjithë Shqipërisë.

Punëtorë, votoni nr 13! Për luften e përbashkët!